Alivanoset një tifoz nga tollovia e krijuar, dërgohet në QKUK

  • A.P /
  • 14 July 2022 - 20:06
Alivanoset një tifoz nga tollovia e krijuar, dërgohet në QKUK

Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes së kthimit ndërmjet Llapit dhe Buducnostit në Ligën e Konferencës.

Interesimi për këtë ndeshje është tejet i madh, pasi klubi llapjan ka ftuar gjithë grupet e tifozëve shqiptare që ta mbështesin në ndeshjen e sotme.

Në platon e “Boro-Ramizit” një tifoz është alivanosur nga tollovia e madhe e krijuar.

Tashmë, ai është dërguar në QKUK për të marr trajtimin e duhur.

Sipas dëshmitarëve, për disa minuta me radhë ishte pa ndjenja por falë intervenimit të Policisë së Kosovës dhe disa tifozëve, ai arriti të këndëllej.

(Kosova Sot Online)