Nuk e lejuan të udhëtonte në ndeshjen e parë, vjen reagimi i Dakut pasi eliminoi ekipin moldav

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 09:49
Nuk e lejuan të udhëtonte në ndeshjen e parë, vjen reagimi i Dakut pasi eliminoi ekipin moldav

Ekipi slloven, Mura ka arritur të shnëojë fitore dhe të avancojë tutje në raundin e dytë kualifikues.

Ata mposhtën ekipin nga Moldavia, Sf. Gheorghe 2:1 sonte, kurse me rezultatin e njëjtë kishin fituar edhe në ndeshjen e parë në Moldavi.

Mirlind Daku realizoi golin e fitores sonte për sllovenët, duke ia shuar totalisht gjasat për kualifikim tutje moldavëve.

Ai gjithashtu asistoi në golin e parë të vendasve.

E ndërkohë, ka reaguar edhe vet Daku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Faleminderit për vizën, pushim të këndshëm”, shkroi ndër tjera ish-sulmuesi i Ballkanit.

Kujtojmë se moldavezët nuk e kishin lejuar udhëtimin e Dakut në sfidën e parë me synime se Moldavia nuk e njeh Kosovën dhe nuk e pajisën me vizë yllin kosovar. 

(Kosova Sot Online)