Grand Prix i Zagrebit: Distria e pandalshme, kalon në gjysmëfinale

  • G.G /
  • 15 July 2022 - 13:14
Grand Prix i Zagrebit: Distria e pandalshme, kalon në gjysmëfinale

Distria Krasniqi po tregon formë fantastike në Grand Prix e xhudos që po mbahet në Zagreb.

Xhudistja kosovare mposhti atë mongoleze, Khorloodoi Bishrelt me IPPON, duke e arritur gjysmëfinalen e këtij turneu.

Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.

Ndërkohë, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan.

Kujtojmë se sot po garon edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe momentalisht gjendet në raundin e dytë. 

(Kosova Sot Online)