Ancelotti vendos: Nuk ka më transferime në këtë merkato!

  • G.G /
  • 15 July 2022 - 13:34
Ancelotti vendos: Nuk ka më transferime në këtë merkato!

Carlo Ancelotti ka zbuluar se Real Madridi nuk do të bëjë më transferime tjera para sezonit 2022/23

Los Blancos kanë nënshkruar vetëm dy lojtarë deri më tani këtë verë, pasi Antonio Rudiger u bashkua si lojtar i lirë dhe Aurelien Tchouameni erdhi nga Monaco.

Trajneri italian nuk beson se Real Madridi duhet të forcojë më tej skuadrën e tyre pavarësisht largimeve të Luka Jovic, Marcelo, Gareth Bale dhe Isco.

“Nuk mund të flas për nënshkrime, por tashmë kam thënë se gjithçka ka mbaruar”, tha Ancelotti në një konferencë për shtyp.

“Ne nuk do të nënshkruajmë me askënd. Jemi mirë ashtu siç jemi”, deklaroi ai

Ancelotti vazhdoi të vlerësojë virtytet e Rudiger dhe Tchouamenit, duke theksuar se turneu në SHBA do t’i ndihmojë ata të përshtaten me ekipin e tyre të ri.

“Nënshkrimet sjellin cilësi të madhe në skuadër”, shtoi Ancelotti.

“Ata janë, në pozicionet e tyre, më të mirët që mund të gjejmë në treg. Rudiger është një qendërmbrojtës i shkëlqyer dhe Tchouameni [është gjithashtu i mrekullueshëm]. Ai është shumë i ri dhe ka shumë potencial. Ai tashmë është një reprezentues me Francën. Ne po përfitojmë nga ky turne për t’i ndihmuar ata të përshtaten me skuadrën që kemi”, u shpreh trajneri italian.

Trajneri i Real Madrid zbuloi gjithashtu se ai është i gatshëm të provojë të luajë Eden Hazard si numër 9 i rremë kur Karim Benzema ka nevojë për pak pushim.

(Kosova Sot Online)