Grand Prix i Zagrebit: Distria Krasniqi në finale, ia siguron Kosovës një medalje

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 14:22
Grand Prix i Zagrebit: Distria Krasniqi në finale, ia siguron Kosovës një medalje

Paraqitjet fantastike të Distria Krasniqit në Grand Prix e Zagrebit po vazhdojnë.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale triumfoi me waza-ari ndaj xhudistes izraelite, Gefen Primo.

Kështu, kampionia olimpike kualifikohet në finalen e Grand Prix të Zagrebit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kualifikimin në gjysmëfinale, Distria e arriti pasi mposhti në çerekfinale xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.

Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.

Ndërkohë, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan.

Kujtojmë se sot po garon edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe momentalisht gjendet në raundin e tretë. 

(Kosova Sot Online)