Manaj transferohet në Kroaci, në një ekip me Arbër Hoxhën
Sulmuesi kosovar, Arb Manaj ka bërë një tjetër hap në karrierën e tij futbollistike.
Manaj ka ndryshuar ambient gjatë këtij afati kalimtar dhe ka kaluar në Kroaci, tek ekipi Slaven Belupo
Manaj është në pronësi të Ankara Keçiörengücü, kurse dy sezonet e fundit i kaloi në huazim te Balikesirspori dhe Bandirmaspor.
Sulmuesi shtatlartë është parë në stërvitje të ekipit kroat, por ende nuk ka zyrtare nga klubi apo lojtari.
(Kosova Sot Online)
