Buffon thotë se nuk do të pensionohet deri në moshën 55-vjeçare

  • A.P /
  • 15 July 2022 - 15:42
Buffon thotë se nuk do të pensionohet deri në moshën 55-vjeçare

Gianluigi Buffon ka lënë të kuptohet se ai mund të zgjasë karrierën e tij si lojtar edhe për 11 vite të tjera.

Ish-portierin legjendar ka rinovuar kontratën me Parman edhe për dy vite të tjera dhe do të jetë aktiv të paktën deri t’i mbush 46 vjeç.

Por, portiere Italian ka deklaruar se mund të pensionohet në moshën 55 vjeçare

Buffon luajti 26 ndeshje për Parman sezonin e kaluar, pasi e mbylli një periudhë të dytë në Juventus në verën e vitit 2021 dhe po shijon futbollin si kurrë më parë.

Ai u ka thënë gazetarëve në një konferencë shtypi përpara sezonit 2022-23: “Unë mund të tërhiqem në moshën 55-vjeçare, kalova 10 vjet te Parma, pastaj 20 në Juventus. Kam 10 vite që mendoj për pensionin, por gjithmonë kam vazhduar. Kam pasur përvoja të rëndësishme që më kanë ndihmuar të njoh botën e futbollit, por nuk jam i sigurt se do të qëndroj në këtë botë pas pensionimit. Ndoshta mund të provoj diçka tjetër”, deklaroi Buffon.

(Kosova Sot Online)