Christian Eriksen nënshkruan me Manchester Unitedin

  • A.P /
  • 15 July 2022 - 16:24
Christian Eriksen nënshkruan me Manchester Unitedin

Christian Eriksen është përforcimi i radhës i Manchester Unitedit.

Klubi anglez ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me danezin.

Eriksen me “Djajtë e Kuq” ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

30-vjeçari në “Old Trafford” ka kaluar si lojtar i lirë. Ai së fundmi ishte pjesë e Brentfordit, klub me të cilin u nda më 30 qershor.

Christian Eriksen më herët ka luajtur edhe te Ajaxi, Tottenhami e Interi.

(Kosova Sot Online)