Mahrez rinovon kontratën me Manchester Cityn

  • A.P /
  • 15 July 2022 - 19:08
Mahrez rinovon kontratën me Manchester Cityn

Riyad Mahrez ka rinovuar kontratën me Manchester Cityn.

Algjeriani ka zgjatur kontratën edhe për dy sezone të tjera. Lajmi është bërë i ditur nga klubi anglez këtë të premte

Me kontratën e re, Mahrez do të jetë i lidhur me “Qytetarët” deri më 30 qershor 2025.

31-vjeçari është njëri prej futbollistëve kryesorë te Man City, që nga viti 2018 kur ai u transferua në “Etihad Stadium” nga Leicester City.

Deri më sot, ai ka bërë 189 paraqitje për klubin nga Manchesteri, teksa ka shënuar 63 gola dhe 45 asistime.

Në katër sezonet e fundit, Riyad Mahrez e ka ndihmuar Manchester Cityn të fitojë tre tituj kampioni në Premierligë, tre Kupa të Ligës dhe një Kupë FA, së bashku me arritjen e një finaleje të parë në Ligën së Kampionëve.

(Kosova Sot Online)