Southgate mund të mos i ftojë yjet e Anglisë për Botërorin e këtij viti, nëse ata nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit

  • S.A /
  • 16 July 2022 - 11:21
Southgate mund të mos i ftojë yjet e Anglisë për Botërorin e këtij viti, nëse ata nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit

Futbollistët anglezë që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit mund të mos marrin pjesë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, që fillon më 21 nëntor. “Daily Mail” ka raportuar se përzgjedhësi i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, po shqyrton opsionin që futbollistët e pavaksinuar të mos i ftojë për Botërorin e këtij viti.

Kjo lidhet me rregullat e Katarit për koronavirusin. Me të mbërritur në këtë vend, futbollistët e pavaksinuar do të duhet të izolohen për pesë ditë, që do të thotë se ka shumë mundës që të humbasin ndeshjen e parë, kundër Iranit.

 

Sipas “Daily Mail”, është një pjesë e vogël e futbollistëve që presin ftesat nga Southgate nuk janë vaksinuar ende.

Ndërkohë, FIFA mendohet se po lobon në Katar për të lehtësuar rregullat lidhur me koronavirusin para fillimit të turneut. Ndryshe, “Tre Luanët” ndodhen në Grupin B, bashkë me Iraninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsin. Anglia ndeshjen e parë e luan ndaj Iranit më 21 nëntor, pas katër ditëve përballet me SHBA, kurse më 29 korrik me Uellsin.

(Kosova Sot Online )