Pasi Serbia ia ndaloi Kosovës pjesëmarrjen në Evropian, Sokoli thotë se duhet t’i ndalohet hyrja politikanëve në shtetin tonë

  • S.A /
  • 16 July 2022 - 15:23
Pasi Serbia ia ndaloi Kosovës pjesëmarrjen në Evropian, Sokoli thotë se duhet t’i ndalohet hyrja politikanëve në shtetin tonë

Pingpongistëve të Kosovës iu mohua pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të Pingpongut U21, që po mbahet në Beograd të Serbisë. Pavarësisht se Kosova është anëtare me të drejta të plota në ETTU, sërish shteti serb e mohoi pjesëmarrjen e Kosovës si anëtare me të drejta të plota.

Federata e Pingpongut e Kosovës njoftoi se Serbia nuk ka lejuar hyrjen e ekipit të të rinjve të Kosovës. Sipas FPPK, ndërhyrja politike në aktivitetet e sportistëve duhet të dënohet.

Federata e Pingpongut gjithashtu u bëri thirrje të gjitha strukturave sportive vendore dhe ndërkombëtare që të marrin masa konkrete për zbatimin e të drejtës themelore të sportistëve tanë për pjesëmarrje në të gjitha garat.

Kjo është komentuar edhe nga trajneri i mirënjohur i futbollit, Bylbyl Sokoli.

Ai përmes një komenti në lajmin e publikuar nga “Gazeta Express”, tha se duhet reaguar me urgjencë.

Sokoli tutje tha se do të ishte mirë që si kundërpërgjigje adekuate, politikanët e Serbisë t’u ndalohet hyrja për vizita të ndryshme në komuna, apo edhe kisha serbe.

Komenti i plotë nga Sokoli:

“Me urgjencë te reagojmë! Ta shfrytzojmë rastin per senzibilizimin e menyres se sillet serbija me sportistet te cilet janë te pranuar ne asociacionet nderkombetare. Do te ishte mire si kunderpergjigje adekuate te mos lejohen politikanet serb per vizita te ndryshme ne komunat apo edhe kishat serbe (se paku deri ne fund te vitit)”. 

(Kosova Sot Online )