Juventusi nuk është gati të paguajë çmimin e kërkuar, Zaniolo tani më afër rinovimit të kontratës me Romën

  • S.A /
  • 16 July 2022 - 15:43
Juventusi nuk është gati të paguajë çmimin e kërkuar, Zaniolo tani më afër rinovimit të kontratës me Romën

uventus raportohet se nuk po mund të gjejë ofertën e duhur për të bindur Romën të heqë dorë nga Nicolo Zaniolo dhe talenti italian tani duket se do të qëndrojë në “Olimpico”. “Zonja e Vjetër” ishte në bisedime me Romën për disa javë, pasi e kërkuan transferimin e 23-vjeçarit. Sipas “Corriere dello Sport”, pavarësisht interesimit të madh nga Juventusi, klubi thuhet se nuk është në gjendje t’i afrohet çmimit prej 50 milionë eurosh, i cili po kërkohet nga romakët.

Zaniolo thuhet se nuk e dëshiron largimin nga Italia, duke e bërë të mundshme tashmë qëndrimin e tij te Roma.

Jose Mourinho thuhet se e ka siguruar reprezentuesin italian se ai do të mbetet i rëndësishëm për skuadrën, edhe nëse klubi transferon Paulo Dybalan.

Bisedimet mes Zaniolos dhe Romës për zgjatje të kontratës besohet se do të nisin së shpejti.

Me një marrëveshje të re, paga e sulmuesitë krahut mund të rritet nga 2.5 milionë euro në 4 milionë euro (neto).

Kontrata aktuale e Nicola Zaniolos me Romën skadon më 30 qershor 2024. 

(Kosova Sot Online )