Pas Alderweireld, kundërshtari i Dritës në Conference League transferon një lojtar për 4.5 milionë euro

  • A.P /
  • 17 July 2022 - 09:21
Pas Alderweireld, kundërshtari i Dritës në Conference League transferon një lojtar për 4.5 milionë euro

Ekipi i njohur belg, Royal Antwerp po vazhdon të përforcohet para ndeshjes së raundit të dytë të Conference Leagues.

Belgët pasi siguruan shërbimet e ish-yllit të Tottenhamit, Toby Alderweireld tani kanë arritur marrëveshje me një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për argjentinasin Gaston Avila, i cili vjen nga Boca Juniors.

Antwerp do t’i paguajë 3 milionë euro Boca Juniorsit dhe 1.5 milion tjera Rosarios për shërbimet e tij.

(Kosova Sot Online)