Man United e zyrtarizon marrëveshjen për transferimin e Martinezit

  • A.P /
  • 17 July 2022 - 16:56
Man United e zyrtarizon marrëveshjen për transferimin e Martinezit

Manchester United ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Ajaxin për transferimin e Lisandro Martinezit.

Klubi anglez ka bërë të ditur se mbrojtësi argjentinas tani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Man United gjithashtu njoftoi se po finalizohen edhe detajet e fundit lidhur me kushtet e lojtarit, si dhe kërkesa për vizë në Britaninë e Madhe.


(Kosova Sot Online)