Kepa i 80 milionë eurove po huazohet te Napoli

  • S.A /
  • 18 July 2022 - 09:08
Kepa i 80 milionë eurove po huazohet te Napoli

Një transferim huazimi te Napoli është një nga opsionet në tryezë për portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga, sipas raportimeve. Reprezentuesi spanjoll është jashtë favorit në Stamford Bridge, me Edouard Mendy numrin 1 të padiskutueshëm për trajnerin, Thomas Tuchel.

Marca raporton se Kepa po kërkon një mundësi për minuta të plota sezonin e ardhshëm përpara Kupës së Botës në Katar dhe ndër opsionet më të mira në tavolinë do të ishte një huazim për një sezon te Napoli.Napoli e pa zgjedhjen e parë Davide Ospina të largohej te skuadra e Arabisë Saudite, Al Nassr dhe ka të ngjarë të jetë në treg për një portier të ri.

Italiani Alex Meret është numri 1 aktual i Napolit përpara sezonit të ri, por raportet e fundit sugjerojnë se ai është i prirur të kuptojë vendin e tij në planet e strategut Luciano Spalletti mes interesimit nga Torino.Kepa ka bërë vetëm 29 paraqitje në të gjitha garat që nga ardhja e Mendy në Chelsea në vitin 2020.

Kepa mbetet portieri më i shtrenjtë në botë, pasi iu bashkua Chelseat për 80 milionë euro dhe ka 11 paraqitje për Spanjën. 

(Kosova Sot Online )