Deklarata e fortë e agjentit të CR7: Ai është pak më i madh se Manchester United'

  • A.P /
  • 18 July 2022 - 15:00
Deklarata e fortë e agjentit të CR7: Ai është pak më i madh se Manchester United'

Një deklaratë e agjentit të Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, po bën bujë të madhe së fundi, mes një vere shumë të nxehtë për yllin portugez në merkato: “Cristiano më tha sapo Manchester United u zyrtarizua si klub që do të luajë në ‘Europa League’ sezonin e ri se nuk do të qëndrojë.

Sidoqoftë, ne zgjodhëm ta mbanim këtë sekret brenda vetes. Ai më tha: Nuk jam një tifoz futbolli, që e shikon Champions League nga ekrani, duhet të luaj atje dhe të shikohem. Nëse mund të jemi të sinqertë, i gjithë bordi i UEFA-s dëshiron ta shohë Cristianon në Champions League, sepse ai është burimi i të ardhurave, sponsorizimit dhe më shumë të ardhurave nga shikueshmëria e kompeticionit. Tifozët e Manchester United duhet ta kuptojnë se tani Cristiano është pak më i madh se klubi i tyre”.

Në fakt, Jorge Mendes po përballet me sfidën e karrierës së tij tani. Cristiano Ronaldo ka nevojë për një klub të ri dhe askush nuk po e merr në telefon. Bayern Munich e ka përjashtuar publikisht veten nga ky “ankand” i pashpallur, edhe Thomas Tuchel ia ka mbyllur derën te Chelsea. A do ta mbajë Manchester United superyllin përmes forcës së madhe të mosinteresimit karshi tij? Jo, nëse superagjenti Mendes mund ta ndihmojë atë.

Sipas Fabrizio Romano, agjenti i 5 herë fituesit të “Topit të Artë” do të vazhdojë të insistojë për një kalim te Bayern Munich deri në fund. Edhe pse Hasan Salihamidzic dhe Oliver Kahn e kanë përjashtuar kategorikisht nënshkrimin e Ronaldos, Mendes do të mundohet deri në ditën e fundit. Me sa duket ai do të veprojë si verën e kaluar kur bëri të njëjtën gjë me Manchester United, për ta kthyer “jo” e “Djajve të Kuq” në një “po”.

Me Robert Lewandowski të larguar, duket se kampi i Ronaldos mendon se Bayern Munich përfundimisht do të tërhiqet nag refuzimi. Ky tingëllon si mendim i dëshiruar, por nëse do të ngecë te Manchester United, do të ishe gjithashtu diçka më e dëshpëruar. E pabesueshme të ndodhë që CR7 i mbetet në derë një skuadre…

Le të mbajmë një sy në këtë sagë dhe të shohim nëse vjen ndonjë gjë prej saj. Duket e pamundur për momentin, por kush e di se çfarë do të ndodhë deri pas një muaji.

(Kosova Sot Online)