Të enjten tërhiqet shorti për edicionin e ri në Superligë dhe në Ligën e Parë

  • A.P /
  • 18 July 2022 - 15:15
Të enjten tërhiqet shorti për edicionin e ri në Superligë dhe në Ligën e Parë

Të enjten do të tërhiqet shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll si dhe për Ligën e Parë.

Kjo është njoftuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një komunikate për media

“Komisioni i Garave njofton klubet e Superligës dhe Ligës së Parë se tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2022/23 do të bëhet të enjten, më 21 korrik, në selinë e FFK-së”, thuhej ndër tjera në njoftim.

Tërheqja e shortit bëhet sipas këtij orari:
Superliga – ora 13:00
Liga e Parë Grupi A – ora 13:30
Liga e Parë Grupi B – ora 14:00

(Kosova Sot Online)