Zyrtare: Ibrahimovic e vazhdon kontratën me Milanin

  • S.A /
  • 18 July 2022 - 16:27
Zyrtare: Ibrahimovic e vazhdon kontratën me Milanin

Pavarësisht se lëndimi do ta lë jashtë për një kohë të gjatë, Zlatan Ibrahimovic nuk e ka ndërmend të dorëzohet duke u pensionuar.

Reprezentuesi suedez sot ka vazhduar edhe zyrtarisht kontratën me Milanin.

Klubi italian ka bërë të ditur këtë të hënë se Ibrahimovic e ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2023 do të vazhdojë gjithashtu ta ketë numrin “11” në fanellë.

Zlatan Ibrahimovic u rikthye në janar të vitit 2020 në “San Siro”.

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave evropiane dhe jo vetëm, në sezonin e fundit (2021/22) me Milanin e fitoi titullin e kampionit në Serie A. 

(Kosova Sot Online )