Ibrahimovic e vazhdon kontratën me Milanin
Pavarësisht se lëndimi do ta lë jashtë për një kohë të gjatë, Zlatan Ibrahimovic nuk e ka ndërmend të dorëzohet duke u pensionuar.
Reprezentuesi suedez sot ka vazhduar edhe zyrtarisht kontratën me Milanin
Klubi italian ka bërë të ditur këtë të hënë se Ibrahimovic e ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2023.
40-vjeçari do të vazhdojë gjithashtu ta ketë numrin “11” në fanellë.
Zlatan Ibrahimovic u rikthye në janar të vitit 2020 në “San Siro”.
Ish-sulmuesi i shumë skuadrave evropiane dhe jo vetëm, në sezonin e fundit (2021/22) me Milanin e fitoi titullin e kampionit në Serie A.
(Kosova Sot Online)