De Ligt e “detyron” Bayernin ta nxjerr në shitje Pavardin

  • A.P /
  • 18 July 2022 - 17:45
De Ligt e “detyron” Bayernin ta nxjerr në shitje Pavardin

Benjamin Pavard mund të largohet nga Bayern Munichi në afatin kalimtar të kësaj vere.

Gazetari nga “Sky Sport Germany”, Florian Plettenberg, i cili mbulon lajmet lidhur me kampionin gjerman, ka bërë të ditur se klubi është i hapur për shitjen e mbrojtësit francez

Sipas tij, “Bavarezët” e lejojnë largimin e Pavardit në afatin kalimtar të verës, pasi së fundi siguruan shërbimet e mbrojtësit holandez, Matthijs de Ligt.

Bayerni thuhet se kërkon së paku 35 milionë euro për shitjen e 26-vjeçarit, aq sa kishte shpenzuar për blerjen e tij nga Stuttgarti në vitin 2019.

Pavarad ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Ai mund të luajë në çdo pozitë të mbrojtjes, teksa pozita e tij natyrale është ajo e mbrojtësit të krahut të djathtë. 

(Kosova Sot Online)