Gjiganti italian e dëshiron huazimin e Miralem Pjanicit

  • A.P /
  • 18 July 2022 - 18:15
Gjiganti italian e dëshiron huazimin e Miralem Pjanicit

Milani raportohet se po përgatit një lëvizje surprizë për afatin kalimtar të kësaj vere.

Kampionët e Italisë janë të interesuar për ta rikthyer Miralem Pjanicin në Serie A, sipas “Fichajes”

Mesfushori boshnjak është grumbulluar me Barcelonën në turneun para-sezonal në SHBA, por ai besohet se nuk është në planet e trajnerit Xavi.

Pjanic në sezonin e fundit ishte i huazuar te Besiktasi.

Edhe Milani thuhet se e dëshiron 32-vjeçarin në formë huazimi, pavarësisht se klubi katalunas e dëshiron shitjen e tij.

Megjithatë, Barcelona do të ishte e hapur edhe rreth kësaj mundësie, por çështja kryesor do të ishte marrëveshja rreth pagës, pasi edhe klubi nga “Camp Nou” duhet të paguajë një pjesë.

Ish-mesfushori i Romës e Juventusit me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

(Kosova Sot Online)