Juventusi tani favorit për transferimin e Bremerit

  • A.P /
  • 18 July 2022 - 19:01
Juventusi tani favorit për transferimin e Bremerit

Presidenti i Interit, Steven Zhang, thuhet se ka refuzuar të rrisë buxhetin e transferimeve, kështu që Juventusi është tani favorit për të nënshkruar me Gleison Bremerin.

Interi prej kohësh e kërkonte transferimin e mbrojtësit të Torinos, por klubi thuhet se u bllokua pasi nuk po arrin marrëveshjes me Paris Saint-Germainin për shitjen e Milan Skriniarit

Në anën tjetër, Juventusi shiti Matthijs de Ligtin te Bayern Munichi për 80 milionë euro, duke ia dhënë kështu atyre mundësinë për të paguar menjëherë çmimin prej 40 milionë eurosh të kërkuar nga Torino për Bremerin.

Dhe, gazetari italian, Alfredo Pedulla, ka paralajmëruar se “Nerazzurrët” nuk mund të konkurrojnë tani me “Zonjën e Vjetër”.

Sipas tij, kërkesa nga drejtorët e klubit të Interit për rritje të buxhetit është refuzuar nga presidenti Zhang. Klubi nga qyteti i Milanit tani thuhet se mund të ofrojë vetëm 30 milionë euro – plus disa bonuse, për ta marrë lojtarin në huazim me detyrim të blerjes.

Nga e gjithë kjo situatë te Interi, Juventusi duket se ka përfituar dhe është tashme favorit për transferimin e 25-vjeçarit.

Gjithçka tani do të varet nga mbrojtësi brazilian, i cili mbetet të shihet nëse do të pranojë t’i bashkohet Juventusit, apo do të presë Interin.

Juventusi thuhet se gjithashtu i ka ofruar mbrojtësit, Gleison Bremer, pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, pra më shumë se Interi që i ka ofruar 3 milionë. 

(Kosova Sot Online)