De Ligt mbërrin në Munich për të kompletuar transferimin te Bayerni

  • A.P /
  • 18 July 2022 - 20:35
De Ligt mbërrin në Munich për të kompletuar transferimin te Bayerni

Matthijs de Ligt ka mbërritur në Munih për të kompletuar transferimin e tij te Bayerni.

Gazetari gjerman, Manuel Bonke, ka publikuar pamjet nga momenti kur holandezi ka zbritur në tokën gjermane.

De Ligt është pritur nga drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic dhe drejtori teknik, Marco Neppe.

22-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj do të nënshkruajë me kampionët e Gjermanisë.

(Kosova Sot Online)