Ballkani takohet sot me ekipin e San Marinos në Ligën e Konferencës

  • S.A /
  • 19 July 2022 - 08:27
Ballkani takohet sot me ekipin e San Marinos në Ligën e Konferencës

Ballkani do të zhvillojë sot (e martë) ndeshjen e parë në rrethin e dytë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Suhareka është mysafir i La Fiorita së San Marinos, derisa shpreson që të nxjerr një rezultat pozitiv në udhëtim.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “San Marino Stadium”.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja nëse kalojnë me sukses ndeshjen ndaj LA Fioritas të San Marinos, atëherë në turin e tretë i pret fituesi i çiftit Sutjeska (Mal i Zi) dhe KI Klaksvik (Ishujt Faroe).

Ballkani shihet si më favoritë për këtë takim, e që një rezultat pozitiv do të ishte një ndihmesë e madhe për takimin e dytë në Prishtinë. 

(Kosova Sot Online )