Djali i Zidanes i bashkohet klubit të shtatë në pesë vjet pasi u largua nga Real Madridi

  • S.A /
  • 19 July 2022 - 08:30
Djali i Zidanes i bashkohet klubit të shtatë në pesë vjet pasi u largua nga Real Madridi

Mesfushori u largua nga Bernabeu për në Alaves, por ishte jetëshkurtër me vetëm dy paraqitje.

Më pas ai kaloi te Laussane-Sport në afatin kalimtar të janarit, ku luajti 16 ndeshje dhe shënoi dy gola.

Sezonin e ardhshëm ai u kthye në Spanjë për të luajtur për Rayo Majadahonda.

Megjithatë, e njëjta formë vazhdoi edhe në Portugali dhe Francë me Aves dhe Rode respektivisht.

Ai u përfshi në katër ndeshje të vetme për skuadrën e La Liga 2, Almeria. Enzo tani bashkohet me Fuenlabrada në Primera Division – niveli i tretë i ligës spanjolle. 

(Kosova Sot Online )