
Lexoni edhe:
Trepça e zyrtarizon përforcimin e radhës
E ardhmja e Vedat Muriqit ka mbetur ende pezull.
Sulmuesi kosovar e kaloi një gjysmë sezoni fantastik në Mallorca, ku i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asisime në 16 ndeshje me klubin spanjoll.
Dhe, është pikërisht La Liga ku dëshiron të rikthehet përfaqësuesi kosovar.
Trepça e zyrtarizon përforcimin e radhësLexoni edhe:
Prizrenasi shpreson të gjendet një marrëveshje dhe të rikthehet në klubin ishullor, aty ku e duan shumë tifozët pas një gjysmë sezoni të kaluar në formë huazimi.
Sipas mediave italiane, Mallorca është ende e interesuar për 28 vjeçarin, përcjell “Gazeta Express”.
Lazio do ta presë klubin spanjoll edhe 3-4 ditë para se të nisin bisedimet në mes të klubeve.
Lazio shpreson që oferta e Mallorcas të arrijë në 10 milionë euro plus bonuset.
Kurse, Mallorca për momentin shkon deri në 7 milionë plus bonuset.
Ndërkohë, Lazio po e pret edhe Club Bruggen, aty ku Muriqi nuk i kaloi vizitat mjekësore, por që lazialët besojnë se në tentimin e dytë s’do të ketë probleme në këtë drejtim.
Klubi belg i ofron paratë që do ta kënaqnin Lazion.
Aktualisht, Muriqi është jashtë ekipit të Lazios dhe po ushtron i vetëm.
Ish-futbollisti i Fenerbahçes ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2025, por palët do të ndahen gjithsesi gjatë kësaj vere.
Muriqi i kishte realizuar vetëm 2 gola dhe i kishte bërë 2 asistime për një vit e gjysmë në Itali.
Lazio e kishte blerë atë për afro 20 milionë euro në verën e vitit 2020.
(Kosova Sot Online )