Juventusi arrin marrëveshje me Torinon për transferimin e Bremerit

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 16:32
Juventusi arrin marrëveshje me Torinon për transferimin e Bremerit

Juventusi ka arritur marrëveshje me Torinon për transferimin e Gleison Bremer dhe tani duhet të arrijë marrëveshje edhe me lojtarin rreth kushteve personale.

“Zonja e Vjetër” ka qenë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri, pasi Matthijs de Ligt kaloi te Bayern Munichi

Dhe, Bremer është objektivi kryesor i Juventusit. Braziliani e dëshironte kalimin te Interi, por “Nerazzurrët” nuk arritën ta finalizojnë këtë lëvizje.

Gianluca Di Marzio ka bërë të ditur se Juventusi ka rënë dakord t’i paguajë Torinos 40 milionë euro – plus 7 milionë euro shtesë për Bremerin.

“Bardhezinjtë” tani duhet të punojnë për të gjetur një marrëveshje me 25-vjeçarin.

Qendërmbrojtësi brazilian ishte një nga mbrojtësit më të mirë në Itali sezonin e kaluar, duke bërë 33 paraqitje në ligë. Në 2893 minutat e tij në fushë, Bremer shënoi tre gola, dha një asistim dhe shkëlqeu në mbrojtje. 

(Kosova Sot Online)