Mourinho nuk e ka përfunduar projektin te Roma, e dëshiron edhe mesfushorin e PSG-së

  • E.K /
  • 19 July 2022 - 20:40
 Mourinho nuk e ka përfunduar projektin te Roma, e dëshiron edhe mesfushorin e PSG-së

Jose Mourinho nuk e ka përfunduar ende ndërtimin e projektit të tij te Roma dhe tani ai po e shtyn klubin të nënshkruajë me mesfushorin e Paris Saint-Germainot, Georginio Wijnaldum.

Kampionët e francezë  me trajnerin e ri, Christophe Galtier, po synojnë të ndërtojnë një projekt të ri – teksa mesfushori holandez besohet se nuk është pjesë e planeve dhe mund të largohet këtë verë.

Sipas “Calciomercato”, ndërmjetësuesit i ofruan Wijnaldumin Romës dhe Milanit në fillim të këtij muaji. Dhe, besohet se klubi nga kryeqyteti italian është më shumë i interesuar.

Mourinho thuhet se e pëlqen ish-mesfushorin e Liverpoolit dhe se beson se ai do të përshtatej në sistemin e tij të lojës.

Romakët mund të marrin në huazim Wijnaldumin, teksa në marrëveshje të përfshihet edhe opsioni i blerjes prej 20 milionë eurosh.

Megjithatë, çështja kryesore thuhet se është paga e 31-vjeçari. Ai aktualisht fiton rreth 9 milionë euro (neto) në sezon te PSG-ja. Klubi francez besohet se është i gatshëm të paguajë gjysmën e pagë, teksa gjysma tjetër të paguhet nga Roma.

Mourinho nuk dëshiron të humbasë mundësinë për të transferuar Wijnaldumin në radhët e veta dhe kështu po bën presion te drejtuesit e klubit të bëjnë një lëvizje.

Ish-mesfushori i Feyenoordit, PSV Eindhovenit e Newcastle Unitedit me parisienët ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

(Kosova Sot Online)