Barcelona “e shkatërroi” Inter Miamin, shënoi edhe Raphinha

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 10:32
Barcelona “e shkatërroi” Inter Miamin, shënoi edhe Raphinha

Barcelona e ka “shkatërruar” Inter Miamin, të cilin e mposhti me rezultat të thellë, 6:0, në miqësoren e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Blaugrana” i realizuan nga tre gola në secilën pjesë për ta mundur bindshëm ekipin amerikan, pronar i së cilit është legjenda angleze, David Beckham.

Serinë e golave për gjigantin katalunas e hapi Aubameyang, ndërsa shënoi edhe përforcimi i ri, Raphinha, që e gjeti golin e parë në fanellën e Barçës.

 

(Kosova Sot Online)