Nënshkrimi i Dybalas rrit ambiciet për Romën e Mourinhos

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 18:18
Nënshkrimi i Dybalas rrit ambiciet për Romën e Mourinhos

José Mourinho dhe Roma po i shtojnë ambiciet e tyre me nënshkrimin e ish-sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

Tre javë pasi skadoi kontrata e tij me Juventusin, 28-vjeçari argjentinas ra dakord për një marrëveshje trevjeçare me Romën, njoftoi klubi kryeqytetas të mërkurën.

“Shpejtësia dhe vendosmëria me të cilën Roma tregoi se sa shumë më donte mua bëri ndryshimin”, tha Dybala.

“Po i bashkohem një ekipi që është në rritje, një klubi që vazhdon të vendosë themele të forta për të ardhmen dhe një trajneri, Jose Mourinho, me të cilin do të jetë një privilegj të punosh”, ishin fjalët e argjentinasit.

Dybala është nënshkrimi i dytë i profilit të lartë i Romës gjatë afatit kalimtar, pasi Nemanja Matic iu bashkua me një marrëveshje njëvjeçare pasi kontrata e tij me Manchester United skadoi gjithashtu.

Dybala shënoi 115 gola në të gjitha garat në shtatë sezone në Juventus, duke i ndihmuar Bianconerët në 12 trofe, përfshirë pesë tituj të Serie A, 

Dybala mund të luajë disa pozicione sulmuese dhe shkëlqen në goditjet e lira, penallti dhe shënime nga përtej zonës. Ai do të pritet të lidhet me Lorenzo Pellegrinin dhe Tammy Abraham në sulmin e Romës dhe ardhja e tij mund të hapë rrugën që Nicolò Zaniolo të largohet nga Giallorossi në një shitje potencialisht fitimprurëse.

Roma fitoi titullin e Ligës së Konferencës së Evropës në sezonin e saj të parë nën drejtimin e Mourinhos dhe do të synojë një përfundim në top katërshe dhe një vend në Ligën e Kampionëve këtë sezon, kur do të garojë edhe në Ligën e Evropës.

Roma përfundoi e gjashta në Serie A sezonin e kaluar. 


(Kosova Sot Online)