Sakrifica e madhe e Muriqit: Ylli kosovar do t’i humbasë gati një milion euro në vit vetëm për të luajtur në Mallorca

  • S.A /
  • 21 July 2022 - 11:32
Sakrifica e madhe e Muriqit: Ylli kosovar do t’i humbasë gati një milion euro në vit vetëm për të luajtur në Mallorca

Sakrifica e madhe e Muriqit: Ylli kosovar do t’i humbasë gati një milion euro në vit vetëm për të luajtur në Mallorca. Vedat Muriqi ka bërë sakrifica të mëdha për të luajtur në Mallorca.

Futbollisti kosovar do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin spanjoll, i cili e bleu atë nga Lazio.

28 vjeçari nga klubi spanjoll do ta marrë rrogën thuajse të njëjtë sa e kishte në Lazio.

Por, kur jemi tek tatimet e shtetit, gjërat ndryshojnë, shkruan mediumi spanjoll “okdiario”.

Në Itali, 30 për qind e rrogës së futbollistëve të huaj në pesë vjetët e para shkojnë në thesarin e shtetit. Kurse, në Spanjë, tatimi është më i lartë, deri në 50 për qind, e që në këtë rast e kap edhe futbollistin kosovar, pasi bën pjesë në të ardhurat e larta, që tatohen me tarifën më të lartë. Kjo i bie që “Pirati i Kosovës” do t’i marrë gati 1 milion euro më pak rrogë në vit, respektivisht 800 mijë euro më pak. Njëjtë do ta kishte edhe në Belgjikë, nëse do të transferohej në Club Brugge.

(Kosova sot Online )