Hidhet shorti i sezonit të ri të Superligës, zbulohen çiftet e xhiros së parë

  • S.A /
  • 21 July 2022 - 14:18
Hidhet shorti i sezonit të ri të Superligës, zbulohen çiftet e xhiros së parë

Sot është hedhur shorti i sezonit të ri të Superligës së futbollit për edicionin 2022/23.

Skuadrat i kanë mësuar kundërshtarët e xhiros së parë, por edhe të pjesës tjetër të kampionatit të ri, i cili do të fillojë më 13 gusht.

 

Shorti u hodh në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve. Kështu, në bazë të shortit të hedhur sot, në javën e parë, kampioni aktual, Ballkani do ta vizitojë Malishevën.

Nënkampionia Drita do të jetë mysafiret e të rikthyerës në Superligë, Trepça ’89.

Kurse, fituesi i Kupës, Llapi do të luajë po ashtu në udhëtim, e viziton Drenicën.

Edhe Prishtina do të luajë si mysafire pasi do të ketë punë me Dukagjinin vendës, kurse Gjilani do t’i presë komshinjtë e Ferizajt.

(Kosova Sot Online )