Dele Alli e humb një rast të pabesueshëm nga dy metra në portën e zbrazët

  • S.A /
  • 21 July 2022 - 14:20
Dele Alli e humb një rast të pabesueshëm nga dy metra në portën e zbrazët

Dele Alli e ka bërë ndoshta huqjen më të madhe të vitit. Futbollisti anglez ishte afër vijës së portës dhe pa portier kur dështoi nga 2-3 metra në humbjen e Evertonit, 0:4 nga ekipi amerikan, Minnesota United. Kjo ishte një natë e tmerrshme për ekipin e Frank Lampard, i cili i pësoi tre gola para se të përfundonte pjesa e parë. Një gol tjetër arriti në pjesën e dytë.

Por, ajo që ra në sy më së shumti ishte dështimi i ish-futbollistit të Tottenhamit. Ky gabim fillestar i përfaqësuesit anglez u bë viral në rrjetet sociale dhe tifozët nuk mundën ta besonin atë që e panë. Për fatin e tij të mirë, kjo ishte vetëm një ndeshje miqësore dhe ka mundësi ta harrojë shpejt pasi nuk ndikon shumë tek ekipi nga Liverpooli. Sidoqoftë, kjo huqje do të mbetet gjatë në kujtesë të tifozëve.

(Kosova Sot Online )