Barça shpreson t’i fitojë 20 milionë euro nga shitja e fanellave të Lewandowskit

  • A.P /
  • 21 July 2022 - 15:25
Barça shpreson t’i fitojë 20 milionë euro nga shitja e fanellave të Lewandowskit

Barcelona i shpenzoi 50 milionë euro për ta blerë Robert Lewandowskin nga Bayern Munichu.

Sulmuesi polak më në fund përfundoi në “Camp Nou” pasi gjiganti bavarez lëshoi pe për largimin e tij edhe pse kishte kontratë edhe një vit në Bavari

E tash, Barça po shpreson që të fitojë para nga shitja e fanellave të futbollistit më të mirë në botë të dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA.

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, “Blaugrana” shpresojnë t’i fitojnë së paku 20 milionë euro nga shitja e fanellave.

Dje u dha lajmi se për momentin është ndalur shitja e fanellave të Leëas pasi dyqani zyrtar i klubit ka njoftuar se tek qendra e printimit janë harxhuar shkronjat “W”.

E siç dihet, në mbiemrin e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit figurojnë dy shkronja “W”

(Kosova Sot Online)