Nënkampionia e Kosovës do të përballet me ekipin Antwerp

  • A.P /
  • 21 July 2022 - 19:00
Nënkampionia e Kosovës do të përballet me ekipin Antwerp

Drita do të zbresë sonte prapë në fushën e blertë për ta vazhduar eksperiencën e saj evropiane.

Nënkampionia e Kosovës do të përballet me ekipin Antwerp në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Conference Leagues.

Pasi e eliminuan Inter Turkun në fazën e parë, gjilanasit synojnë të jenë të suksesshëm edhe në atë të dytë, edhe pse tash do të kenë punë me një kundërshtar të kalibrit krejt tjetër.

“Intelektualët” kanë ushtruar dje në stadiumin “Bosuil”, ku do të zhvillohet dueli i parë i tyre me belgët, i cili do të fillojë në orën 19:00 sonte.

(Kosova Sot Online)