Drita nxjerr rezultat pozitiv në Belgjikë, barazon me Antwerpin

  • A.P /
  • 21 July 2022 - 20:52
Drita nxjerr rezultat pozitiv në Belgjikë, barazon me Antwerpin

Drita ka arritur të nxjerrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj ekipit belg, Royal Antwerp, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference Leagues.

Ekipi gjilanas luajti baraz pa gola në udhëtim ndaj një ekipi të njohur siç është Royal Antwerp.

Belgët patën administrimin e ndeshjes gjatë tërë kohës, duke rrezikuar disa herë portën kosovare, por pa arritur qëllimin.

Mbrojtja e Dritës funksionoi siç është më së miri. Ndërkohë, gjilanasit i patën disa gjysmë raste, por pa arritur të bëjnë diçka më shumë.

(Kosova Sot Online)