“Zhbllokohet” më në fund Nunez, shënon katër gola ndaj Leipzigut

  • A.P /
  • 21 July 2022 - 21:21
“Zhbllokohet” më në fund Nunez, shënon katër gola ndaj Leipzigut

Liverpooli ka shënuar fitore 0:5 ndaj Leipzigut në ndeshjen e radhës miqësore në kuadër të fazës parasezonale.

Ishte Darëin Nunez që më në fund u “zhbllokua”, duke realizuar katër gola

Mohamed Salah e hapi llogarinë e golave qysh në minutën e tetë të ndeshjes.

Më pas, pjesa e dytë i takoi krejtësisht transferit të ri të “Reds”, i cili qysh pas inkuadrimit në minutën e 48 realizoi nga penalltia.

Tre minuta më vonë, Nunez shënoi sërish për 0:3.

Në minutën e 68-të, ish-ylli i Benficës kompletoi hat-trikun, kurse golin e katërt personal dhe të pestin për Liverpoolin e shënoi në minutën e fundit të ndeshjes. 

(Kosova Sot Online)