Drita barazoi me Antwerpin, ky është postimi interesant i Ismet Munishit

  • A.P /
  • 21 July 2022 - 22:27
Drita barazoi me Antwerpin, ky është postimi interesant i Ismet Munishit

Drita ka arritur të nxjerrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj ekipit belg, Royal Antwerp, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference Leagues.

Ekipi gjilanas luajti baraz pa gola në udhëtim ndaj një ekipi të njohur siç është Royal Antwerp

Pas kësaj ndeshje, i shpejtë ishte reagimi i Ismet Munishit, trajnerit të Prishtinës.

“Tash e kam kuptu që edhe trenerave europian ju maj ligjerata per futboll. Sapo e kryva nje lojë tenisi ketu ne Mavrovë”, ishte shkrimi i Munishit.

(Kosova Sot Online)