Trajneri i Man Utd, Ten Hag merr vendim mbi të ardhmen e Martial

  • S.A /
  • 22 July 2022 - 09:39
Trajneri i Man Utd, Ten Hag merr vendim mbi të ardhmen e Martial

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag nuk do të marrë në konsideratë ofertat për Anthony Martial këtë afat kalimtar të verës. Martial u kthye në United këtë verë, pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar në Sevilla. Të gjitha lajmet gjatë verës flitnin se sulmuesi francez do të huazohet përsëri apo të shitet përfundimisht nga Old Trafford. Sipas The Mirror, Unitedi ishte i hapur që Martial të largohej ose të dilte sërish në huazim përpara mbylljes së afatit të transferimeve më 1 shtatori.

Megjithatë, Ten Hag e ka bllokuar këtë pasi e ka parë atë të luajë gjatë javëve të fundit. Ten Hag ka mbetur i impresionuar nga Martial në përgatitjet dhe ndeshjet parasezonale dhe ka vendosur që ai nuk është në shitje.

Me të ardhmen e Ronaldos të pasigurt, pasi lojtari bëri të ditur se ishte i hapur për një largim këtë verë, Ten Hag mendon se nuk mund ta lejojë të largohet Martial. 

(Kosova Sot Online )