Edhe një klub italian shpreh interesim për Marcelon

  • A.P /
  • 22 July 2022 - 16:46
Edhe një klub italian shpreh interesim për Marcelon

Lazio raportohet se është duke shqyrtuar mundësinë për të nënshkruar me Marcelon.

Mbrojtësi brazilian është lojtar i lirë që nga 30 qershori, kur edhe zyrtarisht u largua nga Real Madridi

Disa klube kanë shprehur interesim për Marcelo, mirëpo ende asnjë marrëveshje nuk është arritur.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Lazio është klubi i fundit që ka shprehur interesim për 34-vjeçarin.

Sipas mediumit italian, kërkesat e Marcelos rreth pagës janë aktualisht një problem, por se mundësia e një lëvizjeje mbetet e hapur.

Për ish-futbollistin e Fluminenses thuhet se interesim kanë shprehur edhe Fenerbahçe e Milani. 

(Kosova Sot Online)