Aro Muric drejt transferimit te klubi nga Championship

  • A.P /
  • 22 July 2022 - 17:15
Aro Muric drejt transferimit te klubi nga Championship

Aro Muric është duke e kompletuar transferimin e tij te Burnley. Kështu ka raportuar këtë të premte “Daily Mail”.

Sipas mediumit britanik, portieri kosovar është duke përfunduar detajet e fundit për të finalizuar kalimin te klubi nga Championship.

Trajneri i ri i Burnleyt, Vincent Kompany, thuhet se luajti rolin kryesor që Muric zgjodhi kalimin në “Turf Moor”, pasi për të interesim kishin shprehur edhe disa klube tjera.

Transferimi i tij nga Manchester City te Burnley do të mbyllet për 3 milionë funte.

23-vjeçari është pjesë e “Qytetarëve” që nga viti 2015, teksa më 2018 ai ishte bashkuar skuadrës së parë.

Gardiani i Kosovës në sezonin e fundi ishte i huazuar te Adana Demirspor në Turqi.

Si i huazuar, Aro Muric ka qenë edhe te NAC Breda, Nottingham Forest, Girona e Willem II.

(Kosova Sot Online)