Moment për t’u mos harruar asnjëherë, tifozi i Romës i propozon të dashurës para syve të Mourinhos

  • A.P /
  • 22 July 2022 - 17:52
Moment për t’u mos harruar asnjëherë, tifozi i Romës i propozon të dashurës para syve të Mourinhos

Një tifoz i Romës i ka propozuar të dashurës së tij në praninë e trajnerit, Jose Mourinho.

Tifozi këmbënguli për një fotografi me trajnerin portugez, vetëm që pastaj t’i propozonte të dashurës së tij

“Special One” dhe pjesëtaret e tjerë të Romës duartrokiten pasi gruaja tha “Po” – derisa video u publikua edhe nga faqja zyrtare e kubit italian.

E gjithë kjo ndodhi në stadiumin “Municipal di Albufeira”, aty ku skuadra italiane ishte duke kryer një seancë stërvitore.

Përveç kësaj, Roma në Portugali është duke kryer edhe fazë para-sezonale.

(Kosova Sot Online)