Zinchenko konfirmon largimin nga Man City

  • A.P /
  • 22 July 2022 - 18:57
Zinchenko konfirmon largimin nga Man City

Oleksandr Zinchenko ka konfirmuar largimin nga Manchester City.

Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”, ukrainasi njoftoi për largimin nga kampionët anglezë

“Përgjithmonë në zemrën time”, shkroi Zinchenko – teksa video e publikuar është një përmbledhje me momentet e tij më të mira te Man City.

Zinchenko do të vazhdojë karrierën në Premierligë, por te Arsenali.

Marrëveshja është e kompletuar e gjitha, teksa në çdo moment pritet edhe zyrtarizimi.

25-vjeçari është pajtuar që të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare. 

(Kosova Sot Online)