Mediumi i njohur serb shkruan për barazimin e Dritës me Antwerpin: Klubi nga Kosova është sensacioni më i madh në Ligën e Konferencës

  • A.P /
  • 22 July 2022 - 20:00
Mediumi i njohur serb shkruan për barazimin e Dritës me Antwerpin: Klubi nga Kosova është sensacioni më i madh në Ligën e Konferencës

Barazimi i Dritës me Antwerpin në Ligën e Konferencës mori jehonë edhe në Serbi.

Të enjten mbrëma, skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu barazoi pa gola me gjigantin belg

Kjo ishte ndeshja e parë në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, teksa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 28 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

E për këtë ndeshja ka shkruar edhe mediumi i njohur serb, “b92”.

“Klubi nga Kosova është sensacioni më i madh i Ligës së Konferencës”, është titulli i artikullit të publikuar këtë të premte nga ky medium.

(Kosova Sot Online)