Mallorca e zyrtarizon marrëveshjen, Muriqi nënshkruan kontratë 5-vjeçare

  • A.P /
  • 22 July 2022 - 21:00
Mallorca e zyrtarizon marrëveshjen, Muriqi nënshkruan kontratë 5-vjeçare

Tashmë edhe zyrtarisht, klubi i Mallorcas ka njoftuar për kompletimin e transferimit të Vedat Muriqit.

Reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar me Mallorcan, klub të i cili ishte i huazuar në gjysmë-sezonin e fundit.

Klubi spanjoll bëri të ditur se Muriqi ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Muriqi regjistroi 17 paraqitje në total me skuadrën spanjolle në sezonin e fundit, teksa shënoi 5 gola e shtoi 3 asistime.

(Kosova Sot Online)