Pritje e ngrohtë për Muriqin dhe portierin serb, të cilët dje nënshkruan me Mallorcan

  • S.A /
  • 23 July 2022 - 12:49
Pritje e ngrohtë për Muriqin dhe portierin serb, të cilët dje nënshkruan me Mallorcan

Vedat Muriqi u rikthye edhe njëherë tjetër te Mallorca, por kësaj radhe jo si i huazuar. Të premten, klubi spanjolli e zyrtarizoi blerjen e sulmuesit prizrenas nga Lazio – teksa lojtari nënshkroi kontratë pesë-vjeçare,

Muriqi i është bashkuar skuadrës në Fulpmes të Austrisë, në kuadër të fazës para-sezonale.

Mallorca ka publikuar një video në faqen zyrtare të klubit, ku shihet pritja e ngrohtë që iu bë 28-vjeçarit, si dhe portierit serb, Predrag Rajkovic, i cili gjithashtu dje u zyrtarizua te Mallorca.

“Më vjen mire që u njohëm”, shkruhet krahas kësaj video të publikuar.

Vedat Muriqi la gjurmë të mëdha pas vetëm një gjysmë-sezoni, si i huazuar nga Lazio. Përveçse nga klubi, sulmuesi gëzon respekt dhe dashuri të madhe nga tifozët.

Reprezentuesi i Kosovës regjistroi 17 paraqitje në total, teksa shënoi pesë gola dhe shtoi tri asistime. Kështu, Muriqi e ndihmoi Mallorcan të siguronte mbijetesën.

(Kosova Sot Online )