Me flamurin e Kosovës dhe të piratëve, kështu pritet Muriqi në hotel në Mallorca

  • E.K /
  • 23 July 2022 - 17:15
Me flamurin e Kosovës dhe të piratëve, kështu pritet Muriqi në hotel në Mallorca

Dje u zyrtarizua transferimi i Vedat Muriqit në Mallorca.

Ekipi spanjoll nënshkroi kontratë pesë vjeçare me sulmuesin kosovar, për të cilin pagoi 9.5 milionë euro.

Ndërkohë, Muriqi do të qëndrojë në një hotel në Mallorca, derisa ta gjejë një shtëpi.

Ndërkohë, hoteli ku do të qëndrojë 28-vjeçari e ka bërë një pritje interesante për të.

“Mirë se u kthyet në ishullin tuaj. Paç qëndrim të mirë. Përshëndetje nga i gjithë ekipi”, ishte shkrimi të cilit iu bashkangjitën edhe logoja e klubit spanjoll, flamuri i piratëve dhe ai i Kosovës.

(Kosova Sot Online)