Haaland shënon në debutim, ia siguron fitoren Man Cityt ndaj Bayernit

  • A.P /
  • 24 July 2022 - 09:19
Haaland shënon në debutim, ia siguron fitoren Man Cityt ndaj Bayernit

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Bayern Munichut në ndeshjen miqësore të zhvilluar në orët e para të mëngjesit.

Ishte Erling Haaland i cili realizoi në minutën e 12-të të ndeshjes

Ky ishte goli i tij i parë me ekipin e ri, duke shënuar qysh në debutim.

Ndeshja u zhvillua në formatin dy herë nga 40 minuta.

(Kosova Sot Online)