Xavi pas fitores ndaj Realit: Jam i kënaqur, ishim më të mirë

  • A.P /
  • 24 July 2022 - 11:20
Xavi pas fitores ndaj Realit: Jam i kënaqur, ishim më të mirë

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Real Madridit në “El Clasicon” e cila u zhvillua në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Katalonasit triumfuan minimalisht 0:1 ndaj “Los Blancos”, në ndeshjen që filloi në orën pesë të mëngjesit me kohën tonë lokale.

Ishte Raphinha që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 27-të

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi deklaroi se ishin më të mirë dhe ishte i kënaqur me atë çka pa

Pjesa e parë ishte e shkëlqyer, pjesa e dytë nuk ishte aq e mirë. E shoh ekipin mirë fizikisht. Unë kam parë një Barça të mirë, por ne duhet të jemi më konkret. Ne kemi qenë më të mirë se Real Madridi. Unë jam i kënaqur”, tha Xavi.

(Kosova Sot Online)