Ancelotti: Kjo skuadër e Real Madridit është më e mirë se ajo e sezonit të kaluar

  • A.P /
  • 24 July 2022 - 12:36
Ancelotti: Kjo skuadër e Real Madridit është më e mirë se ajo e sezonit të kaluar

Carlo Ancelotti mbeti në një humor pozitiv pavarësisht humbjes 1-0 të Real Madridit në El Clasico ndaj Barcelonës në Las Vegas.

Trajneri ishte optimist në komentet e tij pas ndeshjes dhe madje tha se skuadra e këtij viti është superiore ndaj asaj që fitoi La Liga Santander dhe Champions League sezonin e kaluar.

“Mendoj se tani kemi një skuadër më të mirë se ajo që kishim vitin e kaluar”, deklaroi italiani pas ndeshjes.

“Në stërvitje shihet se ka edhe më shumë intensitet. Mendoj se ka pasur shumë intensitet në këtë ndeshje, veçanërisht në pjesën e parë dhe kam menduar se ishte një lojë e barabartë. Unë u përpoqa të shpërndaj minutat mes lojtarëve. Doja të luaja disa lojtarë më të rinj. Në përgjithësi, më pëlqeu kjo paraqitje kundër një kundërshtari të fortë”, u shpreh ai.

Ancelotti gjithashtu konfirmoi se Karim Benzema do të luajë minutat e tij të para parasezonale në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit, e cila është kundër Club America të martën.

(Kosova Sot Online)